THIRRJE KRISHTIT *

Përparim Hysi

THIRRJE   KRISHTIT  *
 
     "... dhe dije se unë do jem me ty gjithmonë, gjer në fund të botës"

                                  JESUS  CHRIST
 

Nga   Përparim    Hysi
 

Po vjen dimri dalngadalë
 
Do ketë acar, dëborë e shi
 
Nesër JU  do shfaqeni i gjallë
 
Sado i gjallë ke qenë gjithnji.

Po mbushen dymijë e njëzet vjet plot
 
Dymijë e njëzet vjet plot që bota nuk ka qetësi
 
Është kokolizur keq kjo botë

Dhe ca më keq,e imja  SHQIPËRI!
 

Ke lënë pas shumë "urata"
 
Ke lënë dishepuj,por dhe xhelatë
 
Ke lënë të ligj, me shpirt të zi si nata
 
E keqa është se ligësia jeton gjatë.

Ca lakmimtarë, majmur si derra
 
Nuk ngopen fare: si të jenë luvgji
 
Të shumtët s'kanë, kërkojnë në plehra
 
Punojnë, robëtohen dhe nuk kanë,PERËNDI!
 

Ti vjen,mes nesh dhe i shikon
 
Që hiqen shenjtë ca batakçinj
 
Të lutem shumë, këta  ndëshkomë
 
Se e grabitën, të bukurën SHQIPËRI!
 

Mos ji i butë dhe zemërbrishtë
 
Fajtorët të gjithë kanë një surrat
 
Të bie në gjunjë e të lutem,KRISHT!
 
Mbi politikanët lësho tuajin mandatë.
 

SHQIPËRIA! Vendi më i bukur në botë
 
Cili vend,veç SHQIPËRISË, ka kaq shumë resurse?
 
Politikanët që zihen fare kot
 
Ia prishin imazhin, të bukurës, si nuse!
 

Të gjitha vendet përparojnë dhe veç ecin përpara
 
Veç në SHQIPËRI nëpërkëmbet ligji dhe drejtësia
 
Që në SHQIPËRI të vijnë vitet e bardha
 
M'i ndëshko KRISHT se  JU, jini PERËNDIA!
 

* për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e shkrova enkas këtë poezi dhe i uroj:-GËZUAR KRSHTLINDJET! Tiranë, 24 dhjetor 2019

#perparim #hysi

    230
    1