TEJPËRTEJ VETES

Greta Kadare Teta

TEJPËRTEJ VETES

Nga Greta Kadare Teta

Asnjeri nuk e vëren
 
Ngadalë po vdes

Ajo

E mbështjell errësirën
 
Mes duarve shtrënguar
 
E shtrydh, të pikojë pika heshtjeje

Tanimë anoreksinë e ndjenjës
 
E shëron pika heshtje

Ja ashtu i hedh buzëve
 
T' ua ndez gëzimin e fjalëve
 
Që më nuk i flasin

I është ngushtuar shpirti
 
Sa po i merr frymën

Ajo po fiket, askush nuk e sheh
 
Gënjen drita e syve që s'di t'i fiket

Edhe tani që bota e qiellit
 
Tejpërtej i ka depërtuar veten.

#Greta #Kadare #teta

    220
    0