TAKIMI ME VETVETEN

TAKIMI ME VETVETEN

Nga Medina Pasoma

Sonte do të ulem përballë
 
Dhe do të çmallem me qiellin e syve tu
 
Nën këtë qiell të hapur
 
Druaj se në mes meje dhe teje fjala është e tepërt
 
Dhe të gjitha këngët e botës në paqshin emër, kjo e jona do mbetet pa të

Rrugët që të duken më të gjatat merri, ik dhe largohu
 
Tento t’i bartësh në strajcën e maskimeve gjurmët e tua të fshehura
 
Gjuaji në to të gjitha buzëqeshjet e rreme, shpresat e kota, përpëlitjet e vona
 
Ëndrrat e parealizuara lëri të qeta nën rrahjet e fundit të ataktit të realitetit
 
Në ndërrosh mendje, qëndro, ndaç shtriju nën petkun e zhveshjes së shpirtit
 
Ndaç përballë botës dil, shikoje si mal, godite për vitet e shkuara huç
 
Se mjaftueshëm i mbushe stacionet me bollëkun e mungesave
 
Veç sonte, mos e shkrij veten në tentim të gjetjes të fjalës së bukur
 
Ato që ëmbël tingëllojnë për dedikime zemre
 
Le ta thotë një fjalë dashuria sonte për ty, se ti mjaft ke folur për të
 
Duke e mbajtur sirtar në bebzën e syrit
 
Dhe mjaft ke ndërtuar ura në mes të shkallëve
 
Dhe i ke parë kulm gjërat që s’kanë qenë as themel për strukje

Mos, ta forcosh dorën që të dridhet prej emocioni sonte mos tento
 
As rrjedhën e valëve të trazuara të zërit mos ia ndërro
 
Botës mos i shpërndaj trëndafila, kur ti ende je në pritje të filizit të ri
 
Ndal së hapuri dyer e dritare, në kërkim të një pamjeje
 
Në paqsh zemër, dil para pasqyrës së shpirtit
 
Veç soditi thellë dy detërat që në to bota noton
 
Në kafazin e ndjenjave të fshehura, lexo mirë fjalët e pathëna
 
Të humbura i ke të gjitha qoshet e tradhëtisë ndaj realitetit
 
Sepse i verbëri mund mos ta sheh ngjyrën, jo mos të thellohet në ndjenjën

Humbi drejtimet, flaki të gjitha teoritë, rinisi të gjitha përfundimet
 
Harta e zemrës do të jetë udhërrëfyesi që mban të gjallë frymën e kësaj jete
 
Dhe sonte, zhveshe shpirtin prej fustanit të lulëzuar me gënjeshtra
 
Sepse barra e universit mbi supe nuk largohet ndryshe
 
Veçse kur ta takosh veten…

    120
    1