SI JAM?

Përparim Hysi

A kini parë një të sëmurë që vuan nga një lëngim i gjatë?
 
Në këtë gjendje jam unë në kushte izolimi.
 
Më duket sikur rreth e përqark ka veçse natë
 
Lirinë dhe dritën e ka rrëmbyer Covidi!!!

Covidi u bë gogol apo një kuçedër me nëntë kokë
 
- Jo. Mos dil nga dera,se ndryshe të"ha"!!!
 
Grusht është mbledhur mbarë një botë
 
Bota e gjallë mend po kthehet në S A H A R A!!!


 
Frika qendron mbi kokë si shpata e DEMOKLEUT!
 
Njerëzit dhe, kur dalin, duhet të vënë"mëgojëza"
 
Me viruse e helmuan botën ca"Krimba të plehut!
 
Që duan t'i "mbrejnë njerëzit",si kuajt në karroca..


 
Këtë placdarmë mbi botë e shkaktuan të ligjtë
 
Të ligjtë në botë janë veç pakica.
 
Ka vetëm një rrugë shpëtimi:-Në pranga të ligjtë!
 
Dhe bota shpëton nga"kriza".


 
Botën e prish veç heshtja e njerëzve të mirë
 
Se të ligjtë në botë numërohen me gishta
 
Të mirët që janë shumica mos bëjnë sehir
 
Se vetëm kështu rifitojmë lirinë dhe dalim nga kriza.


 
Tiranë, 6 maj 2020

    150
    1