Si i hodha në Vjosë "librat e verdhë" të mësues Hasan Kambellari .

Nga Luçiano S. Hodo

Na ishte dikur nje dite e vitit 1984 .....
 
Sa u errësua, mora një thes të vjetër.
 
Me duart që më dridheshin futa brenda në thes romanet e ndaluara.
 
Mi kishte dhëne për të lexuar, mësues im Hasani.
 
E rregullova thesin të dukej sikur kishte mbeturina dhe eca tinëz drejt Vjoses.
 
Më kishte kapur një ankth dhe frikë.
 
Hetuesia e kishte marë në pyetje mësuesin që unë e kisha shumë shok edhe pse isha nxënës i tij. Shpesh here mbas mësimit, qëndronim në bibloteken e tij dhe flisnim për romanet, për shkrimtaret.

Atë çast që hodha librat në Lumë, mu duk sikur "mbyta" një pjesë të personazheve, të heronjve që unë i shikoja si idhuj.
 
"Mbyta' ëndrrat e mija, "Donin e qetë", "Lulet e mollës", Novelat ruse ....
 
U pikëllova shumë.

Mbaj mënd ato ditë të "zymta" në qytet. Kishte pllakosur frika dhe ankthi gjithandej.


 
Çdo mbremje vinte "gazi i degës ". Parkonte tek mapo në qënder si një monster e keqe, që do të merte viktimen e rradhës. Kur largohej mbas mesnate, qytetaret e lehtesuar thoshnin;
 
- Shyqyr që iku. Nuk mori njeri sot !
 
Por në vazhdim ai mori ..
 
Nderpreu udhen e karieres të mësuesit disident Hasanit dhe shumë intelektualëve të tjere.
 
Shpirt ligesite partiake sulmuan. Nuk mund të duronin zotësinë dhe mënçurinë e këtyre burrave !
 
Ata nuk e duronin dot padrejtesite.

Hasani e ruajti qetësinë, nuk u përkul.
 
Të gjithë e donin dhe respektonin atë njeri e urtë. Më pas ai e vazhdoi punën e mësuesit në Vore.
 
Nxënesit e donin shumë.
 
Fitoj respektin e tyre.

Këto ishin fjalët e babit im, për mësuesin disident Hasan Kambellari .
 
Një lot në sytë e tij.

Në fëmijerinë e tij Hasani dallohej mbi gjithë të tjeret.
 
Mësonte shumë në shkollë.
 
Gjithnjë thoshte;
 
- Do bëhem mësues për natyren, i pëlqej pemët, lulet, bimët e çdo bukuri të vëndit.
 
Dhe erdhi dita ai u bë Agronom.

Ngaqë u shqua në punë, një ditë e emëruan mësues në gjimnazin e Këlcyres.

Mësuesi legjende, tani nuk jeton më.
 
Ai riti dhe edukoj tre vajza të mira dhe të ditura. Familja e tij shquhej për sjelljen e mire plot dashamirësi.
 
Sot bijat e tij çajnë rrugen e jetes me zotesinë e tyre.
 
Shpesh kujtojnë Babain e tyre te ndritur që i edukoj për jetën.
 
Njëra prej tyre eshte sot avokate e degjuar në Amerikë.

Sot e kujtova edhe unë Mësuesin Legjendë,
 
disidentin Hasan Kambellari.
 
Sa dëshirë do të kisha edhe unë të "rrëmoja" në biblotekën e tij, ashtu si babi im.
 
Unë habitem për këta burra heronj që ka patur qyteti jonë!
 
I paharruar mësues i mirë dhe i urtë!
 
Tiranë më 8 qershor 2020

    1561
    4