Me rastin e festave,
thashë të prishja portretin e mjekrës së parruar…
Në njërën anë skicova figurën e një flamuri
dhe tjetrës
i stampova me brisk formën e globit…
Nuk e kurseva një fotografi ta vendosja në internet,
ta shohë gjithë bota sa patriot jam bërë…!
O zot i besueshëm,
flamurin e kam te gëzimi që s’duket.
Festën te gjaku që s’e ul tensionin.
Lirinë te kyçet e reumatizmës që s’binden
dhe atdheun tek agonia për fëmijët,
që s’duan të shohin më ëndrra…
Dy ditë fundmuaji
ku s’m’u ndanë mornicat nga trupi.
Me mjegullën e mendimit kam bërë marrëveshje:
Nuk kultivoj gënjeshtra
mbi ylberë ngjyrash!
Luan xhuli