SHQIPTAR

Stavri Çipi

SHQIPTAR

Shqiptar i Arbërisë,

shqiptar, o bir i dheut,

tundu, shkundu marrëzisë

kujto kohën e Skënderbeut.

Pirro e Teutë kujto,

Gent, Marko Bocar

se si rende ti ngado

në beteja fitimtar.

Kujto si ishe i bashkuar

njësh vëllai me vëllanë,

si në shekuj qe betuar

për ta ruajtur vatanë.

Si re me flamur në dorë

për dhe e besë martir,

kujto Krujë e Mashkullorë,

Prizren e Manastir.

Kujto sakrificë e gjak,

kujto mund edhe theror,

si re dhe u ngrite prapë

për Atdhe triumfator.

Kujtoje ti udhën tënde

e çfarë po bën sot,

si u ndave pjesë - pjesë

edhe nuk po mblidhesh dot.

Shqiptar i Arbërisë,

shqiptar, o bir i Zotit,

tundu, shkundu marrëzisë

ndiq udhën e qëmotit!

Shtegto udhës Iliriane,

qiejve të dritës shko!

Koha është e arbërorëve

e do të jetë domosdo.

#stavri #cipi

    822
    0