SHPRESË E PRITUR


 
Thinjur flokët para kohe
 
Tretur nga flak' e qiririt,
 
Hiqem zvarrë e robërohem
 
Zemërdjegur brenda gjirit.


 
I menduar mbi një gur,
 
Breshëron syri i shkretë,
 
Unë digjem, bëhem zhur,
 
Zbehem keq si i pajetë.


 
Flas me vete si i marrë,
 
Lotët derdh me psherētimë,
 
Veç s'dremis si lis i tharë
 
Pa fole e cicërimë


 
Shpresa ime nuk ka humbur
 
Si rreze drite të pres,
 
Të më bësh një ditë të lumtur,
 
Të më çelësh si mëngjes !
 

 
Approve
 

 
Decline
 

 

 


 

 

    540
    0