Shpresa kacavirret

Nikola Madzhirov

Njëherë e një kohë pashë:

shpresën të kacavirrej në shkëmbinj të dhëmbëzuar

ndërsa sytë tanë u ulën në realitetin e saj.

Jeta jonë ishte një kopsht

përgjërim për hapat,

një udhëtim i shkurtër

në makinat e përfjetura.

Njëherë e një kohë pashë:

pragun e derës të lëvizte për të takuar

trupin e lodhur të udhëtarit,

një dorë që u ul tek rrobat në karrige,

një zog që zbrriti mbi pluhurin në abazhur

duke kërkuar përqëndrim.

Një shpresë

po kacavirrej drejt çatisë së shtëpisë

dhe askush nuk u zgjua për të hedhur një gur mbi të.

Përktheu: Fatmir Terziu

Shënim: Nikola Madzhirov është një poet, redaktor dhe përkthyes maqedonas. Ai ka qenë mysafir në disa festivale letrare në të gjithë globin dhe është përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë.

    280
    1