RITA DOVE

RITA DOVE
 
28 gusht 1952 / USA

ARS POETICA

Në tridhjet mile për në të vetmin restorant të thjeshtë
 
nuk kishte asgjë, një hapësirë
 
e lodhëshme dhe e shurdhër e Wyoming-ut.
 
Gjysma e rrugës e panjohur por e lodhëshme
 
eseisti i rëndësishëm thirri Ndal!
 
Edhe unë këtë desha; nisa të ec
 
afro pesëmbëdhjetë metra në tokë
 
përpara se errësira të binte ai nisi të vraponte,
 
i qahej Krishtit – po këtu nuk paska gjë prej gjëje!
 
Dikur kisha takuar një romancier në Australi
 
që më thoshte se kurrë nuk kishte mësuar të gatuante
 
sepse gatimi i rrëmbente energjinë krijuese.
 
Ajo çfarë dëshironte më shumë ishte
 
heshtja; i bënte letrat e shkruara pirg
 
pastaj një ditë u hynte me spatë.
 
Ajo çfarë dua në këtë poezi është ti bie shkurt,
 
një qytet fantazmë
 
në një hartë të madhe orjentuese.
 
Ju mund të merrni lapsin tim si një fajkua:
 
e të vini shënjën – x në vendin ku do të udhëtoni.

GJYQTARI I TETË

Shih për rreth:
 
magjepse gjithçka.
 
Pas jush,
 
lotë dhe errësirë.
 
Ec drejt shtegut
 
pastro flakën.
 
Shiko lart, ajri
 
po këndon:
 
Poshtë këmbëve të tua
 
hija jote
 
pret.

GJYQTARI I DYMBËDHJETË

përse janë trëndafilat
 
çfarë është dielli
 
kush është i pari
 
kush është i fundit
 
kush do
 
të na dojë ne
 
kush
 
do të na
 
shpëtojë
 
ne

Shqipëroi: K. P. Traboini
 
AMERICAN POETICA 2020

RITA DOVE 28 gusht 1952 / USA ARS POETICA

    190
    0