Rebelimi i SHKRONJAVE

Idlije Xhemali

Rebelimi i SHKRONJAVE

Nga Idlije Xhemali

Më 22 Nëntor
 
Shkronjat rebelohen sot
 
Kanë të drejtë u jap hak
 
Vite shumë, nuk jan' pak
 
Shoqëri bashkë me to
 
Ndriço mendje, rrezato
 
"Ju që shkruani vargje
 
Mburreni edhe me poezi
 
Datëlindjen na uroni
 
Dëshmorët i nderoni
 
Ne lindëm nga gjaku
 
I jetëve bërë fli
 
Këputur vargonjtë
 
Sjellë Dije dhe Liri.
 
Në fushën e nderit
 
Të rënëve u morën hak
 
Beteja dhëmb për dhëmb
 
Fitorja ujitur me gjak
 
U bashkuan e bën dritë
 
Trimi me mënçurin'
 
Krijuan ALFABETIN
 
Ndriçuan SHQIPTARINË
 
Kush më shum' se Shqipja
 
Ka të drejtë nderimi
 
T'pellazgjishtes, t'ilirishtes
 
Çelës zbërthimi e kuptimi "
 
Gjuha shqipe të ndriçojë
 
Nga një brez në tjetrin brez
 
Kudo SHQIPET t'i bashkojë
 
Në tonin PLANET

22 nëntor
 
Poezi nga permbledhja me poezi
 
" Petalet e shpirtit "

#Idlije #Xhemali

    90
    0