PËRSE U MËRZIT GJYSHJA?

Ildije Xhemali

PËRSE U MËRZIT GJYSHJA?

Këtë verë si çdo herë
 
Në vendlindje si përherë
 
Erdhi Drini me pushime
 
Ghysh'rit pritur me ledhatime

Ardhur Xhoni nga Anglia
 
Edhe Kristi nga Greqia
 
Fluturuar Xhina nga Italia
 
Fole gëzimi gjithë shtëpia

Përkëdhel, ledhato gjyshja
 
Eh ç' na plasi xhelozia
 
"Gjyshja do më shumë Drinin
 
Me ne e humb durimin

Me atë flet gjërë e gjatë
 
Ne na ul bamje, sallatē
 
Kur kërkojm' sanduiç,
 
S' na dëgjon, s'na flet hiç"

Mamatë seç ranë në hall
 
Tek gjyshja a n' fëmi vallë
 
Ta kërkojnë këtë të keqe?!
 
Jooo, s'u shkoi mendja për vete.

Vranë mendjen, pleqëruan
 
E nga gjyshja u drejtuan
 
"Gjyshe, faji ësht' vetëm yni
 
Vrap mbas lekut, shok verbimi

Na u bë e lam mbas dore
 
Me fëmijtë të flasim shqip
 
Gjithë dita në punë na ik
 
Zgjidhja gjendet, mos u mërzit."

Qeshi gjyshja, si ndrit Hëna
 
Qumësht GJIRI e SHQIP, nëna
 
Na i dhuron me bujari
 
Gjysh e nip plot lumturi.

MOS M'I GJYKONI VARGJET

Poezitë e mia ngjajnë me palcën e drurit
 
Poezitë e mia i ngjajnë dhe gris' së gurit

Poezitë e mia ngjajnë edhe me gjethen
 
Humbur të gjelbrën, por jo jetën.

Poezitë e mia këndojnë për dashuritë
 
Thjesht ,njerëzisht, por gjithë dritë

Në poezitë e mia turfullojnë edhe stuhitë
 
Kur njeriu poshtërohet, vriten liritë

Poezive të mia mund t'u mungojnë ngjyrat
 
Por mos u mundoni t' u numuroni fytyrat.

Se kanë të vetmen një dhe jo të dytë
 
Si trupi me një zemër, paçka se ka dy sytë.

Poezi nê përmbledhjen e 5-të

"BLERIMI i AKULLIT"

    200
    0