PËRSE IKIN KËSHTU POETËT

Vladimir Muça

ANIJA PANAMA
 
Anija e mbushur deng
 
U bë gati për nisje.
 
Tymtari blozën e zezë
 
Mbi refugjatë zu të villte.

Mbi muret e shqyer të ikjeve
 
Si një Gorgonë rri e vështroj:
 
Është për mua ajo anije?!...

Midis pulëbardhave,shpirt zemërak


 
Dyndem pas në krakitje,
 
Syri më ndalet tek një zog fluturak,
 
Mes lutjeve të vjetra biblike.

Ku po më çoni ju shpresa të cfilitura,


 
Besë s'ju zë këtyre anijeve,
 
As pulëbardhave
 
Me të qarat krakitje.

Ti nostrom i shpresave të mija


 
Vështro tymtarin si zvarget nga anija!...
 
Si një tufë korbash
 
Me ndjellësi fatkeqsie,
 
Mes plagëve të mija,


 
Mashtruar nga golgotë e re;
 
Vallë kjo qënka liria!...
 
1993

PËRSE IKIN KËSHTU POETËT

Portret i tyre me fytyrë qiellore
 
Më vjen çdo ditë si një reliev,
 
Mbi grumbuj reshë, si tatuazhe
 
Gjallohen në botën e vërtetë.

Pasion i leximit tek Ta më shtyn.
 
Skulpturë dheu Bernsi n'madhështi;
 
Me plug e mbolli poezinë frymë,
 
E vdiq cfilitur,në varfëri.

Apolinieri mbylli sytë në papafingo,
 
Yje mbeten vargjet,dallgë lumë;
 
Jevtushenko gulakëve rrethuar nga gringo
 
Zgjoi tmerret me poezinë furtunë.

Garsia Lorka,At Fishta u tretën
 
Në rrezet e diellit, kozmosin vend;
 
Në varre të humbur eshtrat ju tretën,
 
Shenjtor arti,në tjetër univers.

Naimi, Migjeni tretur si qiriri,
 
Etgar Poe mbledhur qefin në mjerim;
 
Me shpirt e mëndje Jonatan Swifti,
 
Në mëndjen e popullit, n'kujtimin sublim.

Edgar Matrersin e treti poliemeliti
 
Si shiu acid, në jetën mallkim;
 
Zhak Kervak e Xhuzepe Ungareti
 
Në zjarr furrëbuke shuanin urinë.

Eseninin e shoi depresioni shoqërorë
 
Me Majakovskin si një mallkim;
 
Në gijotinën e absurdit të kohës horror
 
E tretën jetën, të gjenin shpëtim.

Witmani,Witmani me mjekrrën fluger
 
I mbeti shikimi veriut, në varfëri.
 
Përse, përse vdesin kështu poetët?
 
Më shtohen mendimet,si një prefiks.

POETIT EROS

Shko në rrugën e zgjedhur poet!.
 
Mos më fto në të tuat labirinthe.
 
Çdo e shkruar në erosin tënd
 
Është një kthinë mbushur me hipokrite.

Koha jote vërtitet në mjergull e llohë,
 
Gjithkujt si kambanë i rri zodiaku;
 
Mëndja gërrmuqet kudo e pakohë,
 
Shqyhet nër dhëmbë luanësh Shën Marku.

Shko miku im në erosin tënd,
 
Unë s'kam ndërmend të vi tek Ti.
 
Në shpirt më gicërron tjetër gjemb,
 
Mbushur jam me shtrëngata ankthi.

    391
    2