Përjetësia

Arthur Rimbaud

Është rizbuluar.

Çfarë? Përjetësia.

Ajo është deti që iku

Me diellin.

Shpirti rojtar,

Pëshpërisim rrëfimin

E natës bosh

Dhe ditës së zjarrtë.

Nga lutjet njerëzore,

Nga shpirtrat e zakonshëm

Ju lironi vetveten

Dhe kështu fluturoni.

Pasi vetëm nga ju,

Mëndafshi bëhet prush,

Detyra merr frymë

Askush nuk thotë: më në fund.

Nuk ka shpresë këtu,

Asnjë ngutësi.

Njohuri me durim,

Vuajtja është e sigurt.

Është rizbuluar.

Çfarë? Përjetësia.

Është deti që iku

me diellin.

Përktheu: Fatmir Terziu

    330
    1