PËRBINDËSHI

PËRBINDËSHI

 (poezi)

Nga   Përparim     Hysi


 

Është aq i shëmtuar,sa të shtie frikën
 
I etur për pushtet,sa sytë i kullojnë gjak
 
Ky shëmtaraq nuk pyet fare për etikën
 
Është fare pa moral dhe fyen pa shkak,


 

Kujton se është më i rëndësishmi mbi dhe
 
Dhe sikur ka lindur veç për të komanduar
 
Veteveten kur në pasqyrë e sheh:
 
-Si një mbret me fuqi të pakufizuar!
 

 
Veç ai ka tagër për të qeverisur
 
Ç'janë poshtë tij, janë veç numërorë
 
Ai të komandojë! Ata për t'u bindur
 
Se ky lloj përbindshi është"jashtëtokësor".


 

Është narcizist i kulluar
 
I pashoqërueshëm dhe i etur për pushtet
 
Bën veprime si i çekuilibruar
 
Është pervers dhe delikuent.


 

Kur qesh, sforcohet dhe sikur skërmitet
 
Për  të qarë ai? Po si mund të qajë përbindëshi?!
 
Këtij  paranojaku askush nuk i avitet
 
Dhe për ligësira, është më i neveritshmi.


 

                      Tiranë, 3 qershor 2020

    260
    0