PORTRETET E ANNA FRANK- ut

U njoha me portretin e Anna Frank
 
Tani vonë, në moshë të thyer
 
Vuajtur, hequr shumë, jo pak
 
Lotët e shpirti faqet m'i grryen.

Ajo, jetës i buzëqesh me dashuri
 
Dielli i shpirtit mbulon gjithçka
 
Gëzueshëm, ëmbël, me çiltërsi
 
Bisha të rrezatojë, JO nuk e la.

Portrete të tjera ka ANNA FRANG
 
Vrarë, përdhunuar nga cepi në cep
 
Të botës, në vende të ndryshme
 
Dihen fajtorët, s' dënohen, sa keq.

S' janë vetëm të vjetrit, nazistët
 
Kujtesën freskoni, kudo po mbijnë.
 
E njëjta sjellje si me Anna Frank
 
N' Çamëri, Kosovë, Siri e Ukrahinë.

Anna- ve shqiptare ua njoh portretin
 
Në moshë, vendlindje ndryshojnë.
 
Njëra e palindur, tjetra tund' te djepin
 
Tjetra e përdhunuar n' pus përfundoi.

Vritet lulja e jetës e bota hesht
 
Vritet bukuria e jetës, bota hesht
 
Nëna e së nesërmes, bota hesht.
 
Sundon çfarosja, e bota HESHT.

    170
    0