Poetja Olga Sedakova është një poete e çuditshme.

Olga Sedakova

Prof Vangjush Ziko


 
Të çuditshme atë e bën natyra, karakteri i saj i rrallë. Ajo nuk ankohet, është modeste dhe nuk grindet me fatin e vet. Jeta dhe biografia e saj i shmang, ajo nuk i mbivlerëson ngjarjet e jashtëzakonshme, vlerësimet, çmimet, titujt, që me begati ia ka dhënë jeta, talenti, puna dhe përkushtimi i saj i përkorë.
 
Objekt i interesit të saj shkencor dhe i atij artistik mbetet njeriu si krijues i kulturës, i jetës, i vetvetes.
 
Poezia e saj është një poezi doktrinale.
 
Në pytjen se çfarë vendi ze Zoti në poezinë e saj, ajo përgjigjet:
 
-Të gjitha janë për Zotin. Gjashtëdhjetë përqind, dyzet përqind për çdo gjë tjetër.

“Pak kohë më parë, - pohon poetja,- më shkruan dy njerëz, të cilëve e njëjta poezi, “Engjëlli i Reimsit”, ua shpëtoi jetën nga vetëvrasja. Njërit në Itali dhe tjetrit në Zvicër. Ata e lexuan këtë poezi të përkthyer. Ka ardhur një kohë për të rinjtë, të cilët nuk e kuptojnë se përse duhet të jetojnë. Ata nuk kanë se ç'të bëjnë: çdo gjë u duket pa kuptim, civilizimi nuk u propozon asgjë.
 
Unë u them, thjesht, mund të jetohet!”.

Mesazhin kryesor, që përcjell poezia dhe filozofia e saj, na e jep shumë bukur poezia, që po jua sjell në përkthimin tim:

ENGJËLLI I REIMSIT *

Francois Fedier-it

A je gati?
 
(më buzëqesh engjëlli),
 
të pyes, megjithëse e di,
 
padyshim që je gati,
 
nuk po i flas dikujt,
 
po të flas ty,
 
njeriut,
 
zemra e të cilit
 
nuk e përjeton dot
 
tradhtinë e Mbretit
 
të kurorëzuar publikisht
 
dhe për zotin tjetër po të flas,
 
Mbretin e Qiejve, Qengjin tonë,
 
që vdiq shpresëplotë,
 
ti mua përsëri do më dëgjosh,
 
përsëri e përsëri,
 
si çdo mbrëmje,
 
emrin tim ta kumbojnë këmbanat
 
mbi tokën me të lashta të mbara
 
dhe me hardhi plot vesë,
 
edhe kallirin edhe rrushin
 
tingulli im i gjallon,
 
megjithatë,
 
te ky gur xixëllues
 
ngre dorën
 
e plagosur në luftën botërore,
 
megjithatë,
 
lejomë të të kujtoj:
 
a je gati
 
t'i bësh ballë
 
murtajës, nënshtrimit, frikës, zjarrit,
 
pushtuesve të huaj, të tërbuar?
 
Kjo është padyshim e rëndësishme,
 
por s'e kam për këtë fjalën,
 
aspak nuk jam i detyruar të ta kujtoj.
 
Nuk më kanë dërguar për këtë.
 
Po të them:
 
a je gati
 
për një lumturi të pabesueshme?

*
 
Engjëlli i Reims-it zbukuron portalin e fasadës së katedrales mesjetare katolike në Reims të Gjermanisë.

    240
    0