Po të ishim bashkë ne të dy

Puntorie Muça Ziba

Po të ishim bashkë ne të dy
 
si do të ajëroje në greminë vargjesh
 
si do të të ndillte shtrati,
 
ku e shtrirë përçapja diellin e hënën
 
kapërdija zemërimin, lotin, mallin,
 
dashurinë bashkë me male e dete,
 
njashtu e ç’thurur nëpër fijëza vargjesh
 
deri në muzgun e ikjes së djajve
 
kur m’i shtrydhte punëhera
 
faqkat pikëlore.

Po të ishim bashkë ne të dy
 
sytë e trishtë do të bridhnin
 
lart e poshtë figurës tënde të mishtë
 
pa gjethin e kurmit lakuriq adamian
 
për një copëz motiv
 
për një copëz lajtmotiv,
 
dhe ti, do gëlltisje kokën tënde
 
për nepsin e ashpër.

Po të ishim bashkë ne të dy
 
nga maja e thonjëve do niste beteja
 
ti do më ngulfatje
 
unë do të luftoja
 
në guva vrullimë shtuar
 
deri në tē fundmen frymë
 
që të vdesësh i shpëtuar.

    180
    0