PISKAMË PYLLI

Kasam Shaqirvela

Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA

PISKAMË PYLLI

Qëkur sopata e huaj
 
na e preu tinëzisht
 
Lisin tonë të Madh
 
pyjet na u rralluan
 
edhe arë e livadh
 
na u shkretuan
 
lulet dhe bari
 
na u thanë, a
 
foshnja...,
 
jetim me prindër,
 
akoma po qanë
 
në krahët e fatit
 
se djepin ia vodhën
 
bijtë e lugatit...!
 
***
 
Kreshtave të maleve
 
buçet kushtrimi
 
jehona përplaset
 
ashpër në qiell
 
por dylli veshët
 
ç’ia paska zënë
 
edhe Atit Diell...!?
 
***
 
Po e pres me shpresë
 
të kthehet Odiseu
 
të më tregojë hapur
 
përvojën e tij
 
si hiqet dylli...
 
nga veshët e shurdhuar
 
që nuk e ndijnë
 
se u pisket pylli...
 
nga prerjet makabre
 
t’xhelatve të tërbuar,
 
a pismkama i dëgjohet
 
deri në qiell...
 
oh bre, sa i dhemb dhe
 
Atit Diell..!

    170
    1