Perëndon...

Perëndon një diell i bujshëm maji
 
para syve të mi.
 
Syve të mi me pikla të mbetura
 
nga ç' isha dikur.
 
Fashos një plagë në brinjën e majtë.
 
Nuk më dhemb.
 
Nuk e di ku e kam vrarë
 
Ma lëpin qeni
 
kujton se ka ujë brenda.
 
Aromë jasemini.
 
Qielli një kupë ëndrrash të freskëta
 
për ta pirë në gjumë.
 
Nata ndrit.
 
Nata ikën sysh.
 
Ç' dashuri frymon kjo tokë!
 
Barku i xixëllonjave
 
shuhet e ndizet me ritmin e zhurmës së lumit.
 
Janë yje, thua.
 
Është koha e grurit, të them
 
dhe në sytë e tu të butë pluskon lëndina
 
një fëmijë gazmendet aty në mes,
 
në pëllëmbën e hapur të dorës
 
një flutur
 
rreket të jetojë.


 

    121
    1