OMAR KHAJAMIT

Sot ,më 18 maj të vitit 1048, ka lindur i Madhërishmi Omar Khajam.Këtë datë ma kujtoi miku im ,poeti brilant ,Pullumb Ahmeti në kushtimin e tij me vargjet e tij brilante .
 
Po e rikujtoj edhe unë poetin e Madh persian.

Mbrëmjeve prehem mbi vargjet e tua,
 
Nga brigje të tjera ti zë e më flet,
 
Për verën brusko dhe çupëzat mua,
 
Më bën ziliqar dhe në atë jetë.

S'paska kuptim jeta pa dashuri,
 
Pa kopshte e vreshta dehjesh, o mik,
 
Zemra drithërohet e rreh me furi,
 
Kur muzgjet vasha t'i çel si dritë.

Në prehër mbaj vashën dhe kupën në dorë,
 
Dy lulëkuqe a s'të dehin vërtetë?!
 
Të ulin në fron, të veshin kurorë,
 
Të mbytin me dhele e puthin si mbret .

Eh, dashnor i ngjyer në çupa,
 
Vaditur me poçen e verës Azi,
 
Më ndez dhe mua, " të shuarin" me kupa
 
Mbi varr do të vi të t' ndez një qiri .

H. Mehmetaj ,nga vëllimi poetik " Ëndrrat e trëndafilit", 1996.

    370
    0