NËPËR MJALTIN E VENDLINDJES

Vladimir Muça

NËPËR MJALTIN E VENDLINJES

Në madhështinë e vendlindjes
 
Vështroj çfar lanë gjyshërit.
 
Oh çfar shkëlqimi!...
 
Njoh tjetër dritë,
 
Tjetër pamje besalidhur në tjetër botë.


 
Më mundon jeta e popullit tim durimtarë,
 
Tjetër dashuri njerëzore
 
Derdhej në familjen time,
 
Çfar bote,rikthyer në kufizime,
 
Në ditët e sotme,
 
Në hapin e tjetër marrëzije.

15/4/2019


 
HËNA PJALMOI MBI RIVIERË

Hëna pjalmoi mbi rivierë,
 
Çfar ndriçimi boreal mbi detë;
 
Horizontit nëpër vezullimin e prerë
 
Çdo ditë rikthen tjetër jetë.

Ngërthehem në këtë magmë kozmike
 
Përtej flatrës të çdo harrimi.
 
Çfar fryme gjëndet në fundo!...
 
Ku mëkohet i perlave shkëlqimi.

Mes dritëhënës shquajmë
 
Kohën e rikthimit të pa anë,
 
Ngopur nga dashuri për Rivierën,
 
Me engjëllin e dashurisë pranë.
 
Llogara Prill 2019

NË FUNDIN E NJË BOTE

Në mijëvjeçarin e tretë,
 
Përzhitur nëpër qiellin e Zi,
 
Praruar nga yjet,
 
Pas një kohe
 
Më vjen kjo natë me gjëmim.

E ti populli im
 
Solidarë,admirues shikon botën.


 
Çfar qëndron në fund
 
Në këtë gjëmim.


 
Larg këtij shekulli,
 
Prej teje
 
Nuk dua tani më shumë,
 
Veç dashuri.
 
26/11/2019
 
Nga vëllimi në proçes botimi"Mbi supe vargjesh"

#vladimir #muca

    151
    0