NOSTALGJIA

Nga Thani Naqo

Të ndjell prej së largu, ti vjen e malluar,
 
qajmë e qeshim me lot.
 
Në ankth më zhyt kur të shoh të hirnuar,
 
jeta më duket bosh.

Ti më rrëmben e më degëdis larg,
 
atje,ku shpirti gjallon.
 
Por, në dhe të huaj, pak e nga pak,
 
ftohesh e firon.

Sado që firon, sërish të ndjell,
 
kur filli është këputur.
 
Një gremçkë e ndjej, edhe një tegel,
 
zemrën m’arnon në çastin e duhur…

Ti m’ i shfijos hijet e brengave,
 
je flutur me krahë shumë ngjyrëshe.
 
Pahu yt magjik pudron plagët e ëndrrave
 
dhe në flakët e ëndrrave digjesh!

2014

    1211
    3