Nga Thani Naqo
Të ndjell prej së largu, ti vjen e malluar, qajmë e qeshim me lot. Në ankth më zhyt kur të shoh të hirnuar, jeta më duket bosh.
Ti më rrëmben e më degëdis larg, atje,ku shpirti gjallon. Por, në dhe të huaj, pak e nga pak, ftohesh e firon.
Sado që firon, sërish të ndjell, kur filli është këputur. Një gremçkë e ndjej, edhe një tegel, zemrën m’arnon në çastin e duhur…
Ti m’ i shfijos hijet e brengave, je flutur me krahë shumë ngjyrëshe. Pahu yt magjik pudron plagët e ëndrrave dhe në flakët e ëndrrave digjesh!
2014
Eh, më shumë se “nostalgjia” është sh[irti dhe zjarri që të jep vetë poezia e Thanit… Në detaj e vendosur sin ë kornizë.