Një tufë me lirika

NJë tufë me lirika

Nga Përparim Hysi


 

1. TI
 

 
Ti je e freskët si një lule në ujë
 
Dhe,kur qesh, të heqë vite nga supet
 
Kushdo që të sheh,bëhet pak rrëmujë
 
Se nuk i përballon dëshirat a vrullet.
 

 
Ndonjëherë, më dukesh si një"lule që ecën"
 
Se një lule e tillë nuk rritet në saksi
 
Ndaj më kap një mall i kahershëm
 
Sa herë që të shoh me sy.
 

 
Them,vallë mos ke ardhur nga një planet tjetër
 
Se mahnitet me ty kushdo që të shehë
 
O plaça unë që jam i vjetër!
 
Dhe shkaku kuptohet,përse?


 

2. Mahnitje
 

 
A kini parë petale të rralla trëndafilash
 
Nga ato që çelen,para kohe, në mars?
 
Pashë fytyrën tënde ornisur stolirash
 
Dhe, nga i mërzitur, mbushem me gas.
 

 
Si mos kesh gas nga një fytyrë-xham
 
Ku dora ka vepruar me finesë?
 
Të shoh dhe copa imixhan
 
Se kërkoj nga ti një "audiencë".
 

 
"Audienca" bëhet si qëllim
 
Që të sodisë me nge atë fytyrë
 
I mahnitur jam, i drobitur shpirti im
 
Për atë fytyrë si pasqyrë.


 

3. Pa titull
 

 
Mbi ballin e bukur, dy krela të zeza
 
Unë po jam turbull nga ngjyrat e ndezura
 
Trupi yt i derdhur, bërë me"porosi"
 
Pale gjiri i hedhur që ma bën me sy,
 

 
Seç ma bën me sy,se ka dalë çipllak
 
Dua gjirin ta"pi", jam i"etur" pak.
 
Jam i "etur" pak dhe zë"pi" sa "dehem"
 
Sado s'jam çunak, mu tek këmbët"shkrehem"


 

4. I shoh
 

 
I shoh gjinjtë e"rritur" që me thithkat përpjetë shpojnë këmishën
 
Dhe,sado kokëthinjur, më ndezin , si kaherë,dëshirën
 
T'i zë me dorë ata gjinj si të jenë bostanë (pjekur a papjekur)
 
Nga mosha bëhem"kërthinj" dhe marrë përpjekur.
 

 
Ti më ndjek me sy dhe hiqesh sikur nuk ke punë me mua
 
Po mirë ama e di që po të shoh dhe çfarë dua
 
Dhe"ideferente" zbërthen një komçë si me terezi
 
Tani unë e humba fare pusullën (se nuk kam se si?)


 

5. Si një dritë
 

 
Si një dritë që ndriçon shpirtin
 
Është buzëqeshja jote
 
Më gëzon mua të gjithin
 
Duket gëzimplote.
 

 
Kjo buzëqeshje si flladitje
 
Që vjen e më freskon
 
Se më heq çdo mërzitje
 
ILAÇ që shëron.
 

 
Kam nevojë për këtë"ILAÇ"
 
Në kohë pandemie
 
Se i thotë mërzitjes"plaç"
 
O moj mikja ime!


 

6. Ndrydhja e këmbës
 
Për X...
 
Një mikja ime ndrydhi këmbën
 
Pse dhëmb kjo këmba ime?
 
Më duket unë e vuaj"gjëmën"
 
Ta dish, o mikja ime!
 

 
Se plaga juaj më dhëmb dhe mua
 
Se si mund të ndihem ndryshe?
 
Ti e di që unë të dua
 
Pa si e pa qyshe?
 

 
Ta ndiej dhëmbjen që nga larg
 
Regëtimat "ah" dhe "oh"
 
Se bashkë e kemi atë plagë
 
Besoje një që të do.


 

7. Nuk jam Shenjtor!
 

 
Kurrë nuk kam thënë që jam"SHENJTOR"
 
Si çdo i gjallë,mund të bie në mëkat
 
Kalon një nga ato, të"bëra me dorë"
 
Dhe ,sakaq, më pushtuan"djajtë".
 

 
U turra pas saj me neps
 
Siç bëja,dikur, djalërisë
 
Sado që është paksa "punë me spec"
 
Tani në vërsë të pleqërisë.
 

 
U sula dhe e kërkova në"mejdan"
 
Sikur ajo të kish dalë për sfllatë
 
Tak-fap u ktheva në shejtan
 
Dhe rashë me të në"mëkat"
 

 
8.Kur të"zë" dashuria
 

 
A e kini vënë re,kur të "zë" dashuria?
 
Të duket sikur një llampë të ndizet në shpirt
 
Dhe aq e bukur të duket gjithësia
 
Sa gjithçka rreth e rrotull noton në dritë.
 

 
Rruga ku ecën të duket tjetër
 
Njerëzit, të gjithë, të qeshur e të gëzuar
 
Vetja të duket i ri,sado goxha i vjetër
 
Se dashuria të ka pushtuar.
 

 
Dhe dashuria për moshë nuk pyet
 
Është si gripi:pleqtë i mundon më shumë!
 
Ç'them, është provuar në jetë
 
Dhe një"nga viktimat" mund të jem dhe unë.
 

 
9."Moralisti"
 
Erdhe dhe mbajte një"leksion me virtute"
 
Se gjasme ke"lincecë" për të mbrojur morai
 
Unë e njoh të kaluarën tuaj mbushur turpe
 
Sado ke ndërrur lëkurë,"Moralist", je safi djall.
 

 
Bashkëshorten e ndave veç për karrierë
 
Se ajo e para,"nuk na kishte arsim"
 
Nuk ke cipë në ballë dhe asnjë fije nder
 
"Moralist", je përçmim!


 

10.Një femër
 

 
Një femër që kam përbri
 
Me sy më turbullon
 
Më ngetë si të jem "kalëdori"
 
Dhe frerin ma shtrëngon.
 

 
Bëj unë të marrë revan
 
Por fhsikulla mbi kurriz
 
Mezalla synë nuk ma ndan
 
Kurrizin "fshikulla" ma ujdis.
 

 
"Lodhem" unë, s'lodhet ajo
 
Se kohën e ka me pashë
 
Ç'më gjeti mua që obobo!
 
Si thoni? Të bërtas?
 

 
Tani dorëzohem (ramë në ujdi)
 
E ndreqëm ne,sakaq,
 
Pa zëmë e bëjmë dashuri
 
Ujdia na kënaq.


 

Tiranë, 28 prill 2021

    230
    0