MËRZIA E KRONIKËS ZEZË

Vladimir Muça

Muça Vladimir19 mins

MËRZIA E KRONIKËS ZEZË

Sa herë ndjek lajmet, më mbyt mërzia
 
Nga kronikë e zezë,si mos më keq;
 
Krisht i kryqëzuar më vjen përdita,
 
Mërzinë e shpirtit dot s'ma heq.

Në qepallë me ngrin lot i jetës
 
Si motit për një ditë të ndritur,
 
Mbetem në shtratin e lumit të Letës,
 
Në fundo mbytem,i zhuritur.

Vështrimet nxirosen nër glaukoma,
 
Tjetërsohen në botën e shpirtit përralltarë;
 
Murosur mes mbetjesh, fjalësh fërtoma
 
Me shpirt të akullt, t'acarit polarë.

Çdo ditë me lajme mërzia më ndjek
 
Me fytyrë makabre të qoftëlargut,
 
Me ulërimë gjaku damarëve rrjedh,
 
Plandoset shpirti në syrin e pragut.

Me kronikë të zezë si mos më keq,
 
Mërzinë nëndëplagëshe kjo botë s'ma heq.

Nga vëllimi"Zërat e shpirtit"

#vladimir #muca

    60
    0