Me dëshirë po thur dy vargje

AGIM KADIU

AGIM KADIU
 
Nga Luan Çipi


 
(me rastin e 70 vjetorit të lindjes)

Me dëshirë po thur dy vargje,
 
Për një qenie emërmadhe,
 
Burrë, që ka kaptuar pragje,
 
Hendeqe, murre e gardhe,

Djalosh i shkathët vetiu,
 
Origjinë në Gjirokastër.
 
E quajnë Agim Kadiu,
 
Si njeri, krijesë e pastër.

I ati quhej Feim
 
Dhe nëna e tij, Liri.
 
Ai, i ditur dhe trim,
 
Ajo, e bukur, peri.

Dhuntitë e tyre të mira
 
Agimi i trashëgoi
 
Cilësitë nga natyra,
 
I mbarti, më tej i çoi.

Paraprinte në mësime,
 
Drejt dijes, rendte pa frikë,
 
Diplomohet me lëvdime,
 
Inxhinier për elektrik.

U dallua dhe më shumë,
 
Kur u përmbys diktatura,
 
Prishi qetësi dhe gjumë,
 
Brigjet i lidhi me ura.

Mbi demokratët në ballë,
 
Zgjidhet në Vlorë Kryetar.
 
Vendi ndihej në zavall,
 
Komunizmi hiqej zvarrë.

Barra ishte e rëndë shumë,
 
Nuk fitohej lehtë pushteti,
 
Presione, protesta, zhurmë:
 
Saliu, Fatosi, Mbreti.

Ca të tjerë, Ish të Përndjekur,
 
Donin pushtet sa më parë,
 
Pronarët, gjall’ e të vdekur,
 
Kërkonin ç’u kishin marrë.

“Të prishim çdo gjë ndërtuar”,
 
Në kuotën zero zbrite,
 
Dyzetë parti janë krijuar,
 
Secila “programe drite”.

Përpjekje, luftë pa fund,
 
S’i bihet mali me kokë,
 
Duhej forcë, para dhe mund,
 
Trimi i mirë, me shumë shokë.

Ç’të bëj Agimi përpara?
 
S’ish e lehtë për në Evropë,
 
Veç me gjoks, nuk çahej para,
 
Sa më thellë, më shumë gropë!

U fut në radhë me të tjerë,
 
Çau para me guxim,
 
Nisi studime me vlerë,
 
Në tregti e projektim...
 
Tiranë, më 04.11.2017

#AGIM #KADIU #luan

    320
    0