MBI FLATRA

RIPËRTËRITJE
 
Sonet
 
Kur nëna në krye të oborrit më priste,
 
Rikthehesha hapur tek zemra e sajë,
 
Me sy e zemër çelur, lule Majë,
 
Gjithçka e bukur në shpirt me fliste.

-Më rrit një nipçe, gjithnjë më thoshte,
 
Për një botë të madhe, në tjetër jetë,
 
Shpirt madhor, nëna ime e shtrejtë,
 
Mes diellit e këngës që trashëgonte.

I çiltër në diellin e jetës Madhe,
 
I çjerrë, zbathur, pa lindur biri,
 
Me fjalën e nënës, në bindjen famëmadhe.

Jasht hijes së kohës, me puthjen e sajë,
 
Ngjiza trashëgimtarët në mademe floriri,
 
Riktheva fisin si nëna në uzdajë.
 
Nëndor1976

MBI FLATRA
 
E madhe është
 
Të mbajsh mbi flatrat e katër vargjëve
 
Shpirtin e një nëne.

I shmangem një kohe
 
Rendur pas hamendjëve,
 
Në gjirin e mëkuar të nënës mbetem
 
Si gjysëm hëne.

Shqyej kohën, me kokodashe rritur;
 
Veçoj nga vitet puthjet melhem,
 
Zgjedh nga harresa fjalën e rrezitur
 
Duke mbajtur mbi supe një jetë.
 
2019

NË LUGINËN E ALPËVE
 
Kurorë në kryelartësi mali,
 
Vizion natyrorë, suprizë.
 
Një e ëmbël rrahje zemre nga çlirimi
 
Mes aerosolit lulediell.

Derdhen bukuritë nga bjeshkët
 
Me kryesundim Majë e Hekurave,
 
Dremitin në Thethin e rilindur,
 
Në agsholin e ri të veprave.

Në to përthith pafundësinë
 
Argjenduar nga ahishtja e vjeshtës
 
Ku Cemi rrymon valëzuar,
 
Si akord i një lahute të vjetër.

Pishnaja gjelbëroshe mbi ahishtë
 
Shtron asfaltin e një tjetër rrugëtimi
 
Mes një piste të vjetër mushkare,
 
Nën rreze të reja ndriçimi.

Nga Bratila nën palët e flamurit
 
Shikimi im si mbi një ankand,
 
Si gurë pandimi mbi shpatulla malsori,
 
Frymon nën qiell,në diell opak.
 
Selcë Theth 1971-2020

    140
    0