MALLKUAR QOFSH, GJAHTAR

Poezi nga Hiqmet Mehmetaj

Mallkuar qofsh, o gjahtar tinëzar
 
Që në atë muzgmbrëmje të pergjumur
 
Godite kaprollen në brinjë, o zuzar,
 
Dhe e gjysmove rëndë pyllin e bukur !

Tok me të qau dhe pylli i shkretë,
 
Vajtoi gjatë pēr drenushën e pastêr,
 
Nga ti, o shpirtlig që more një jetë
 
Me dorën tënde vrastare ,të ashpër .

Dhe që nga çasti i veprës mëkatare,
 
Atje nuk shkoj më, nuk marr guxim,
 
Ç't'i shpreh pýllit për dorën vrastare,
 
Ç' flalë të zgjedh, ç't'i jap ngushëllim ?!

Mallkuar, pra, mallkuar qoftë akti yt !
 
Në jetë kurrë mos paç nder e qetësi !
 
Turpi të mbuloftë ,o katil ,i pashpirt !
 
Që pyllin e krasite pa art, pa lavdi .

H. Mehmetaj ,botuar mars 1997

    1260
    0