LOTËT PA NGJYRË

Vullnet Mato

Vullnet Mato

LOTËT  PA NGJYRË

Mbahu shpirti im, mos u këput,

kur lotët e fëmijëve duan bukë!

Lotët e valë që kërkojnë nënën,

që duan zemrën, t’u ngrohë zemrën!

Lotët që kërkojnë strehë në rrugë

që duan shtrat, të bien në gjumë,

që duan lodra, që duan veshje,

që duan shokë, duan buzëqeshje.

Mbahu shpirti im, lutu, o zot, o zot,

mos paçin fëmijët vuajtje dhe lot!...

Nuk duroj dot, t’i shoh duke qarë,

sikur të pikojnë flori e margaritarë...

Rrëkeja e lotëve të tyre në fytyrë,

më rrjedh në shpirt, dhimbje të shkrirë.

Qoftë vogëlush i bardhë, zezak vogëlush,

loti nuk ka ngjyrë, askund, tek askush…

#vullnet #mato

    150
    0