Lirika në dimër të moshës

Perparim Hysi

Lirika në dimër të moshës
 
        (cikël me poezi)

Nga  Përparim  Hysi
 

1.Ai  sy
 

Ai sy më fliste shumë,kur pulis atë qepallë
 
Jam i"dogëdisur"unë, sado sy plot kam parë.
 
Se më është si një magnet që më"thith"në sekondë
 
Dhe qëllova unë sherret, më bën skllav në moshë të vonë.
 

Ndaj u bëmë, papritur një,(veç nga syri me të"fshehta")
 
Gjumi hiç nuk më zë dhe,"tani", jam bërë  me"fleta".
 
Sikur zë marr fluturim(bashkë me mua qindra pëllumba)
 
Ma"trazove" pleqërinë,sybukura që pashë tek rruga.
 

2.Mos më thuaj!
 

Mos më thuja:-Do mbetemi miq!
 
Dhe miqësinë do vazhdojmë,
 
Se kështu më vë në kryq
 
Si një KRISHT që po linçojnë.
 

"Mbetemi miq", është si"lamtumirë"
 
(është si zgjedhje e gabuar)
 
Për të qenë, demek, i lirë
 
Afeksioni ka mbaruar.
 

Emocionet, ikin... vdesin
 
Ku shkoi vallë afeksioni?
 
Pak nga pak, të"ftohur"mbesim
 
Iku,shkoi dhe emocioni.
 

"Të mbetemi miq", nuk mjafton
 
Se  je, e domsdoshme për mua
 
Nëse afeksohem në moshë të vonë,
 
Kjo ndodh,se, me të vërtetë, të dua.

3. Vorbulla e kujtimeve

Kujtimet sikur janë vënë në korsi konkurimi
 
Sikur kanë zënë vrapin,kush mbrrin më parë?
 
Jam peng i tyre; i madh befasimi
 
S'kam si  mos befasohem,tash, në moshë të shkuar.
 

Jam i sulmuar si bletërritësi nga një koshere bletësh
 
Dhe ndjej "zukatje" kujtimesh e ngjarje pa kufi
 
Herë buzëqesh,herë bëhem  i prekshëm
 
Pa zë e mallëngjehem,se jam pleqëri.
 

Ja  tek hapet,befas, një portë e lashtë
 
Dhe vjen si fllad freskie një kujtim intim
 
Humbas mjegullash,se jam me të bashkë
 
E jetoj  "kujtimin" deri në mallëngjim.

4. A mundet?
 

Në kraharor diçka më tërbohet
 
Hidhet e përdidhet si zok
 
A mundet në këtë moshë të dashurohesh?
 
Ju lutem,- më thoni,- ju miq e shokë!
 

Se ja: u godita, papritur
 
Drejt e me shikimin e parë!
 
Më mori"më qafë" një syndritur
 
Aq sa, sikur nuk jam më gjallë.

Ika... e humba pusullën
 
Si Xhaferri që humbi simiten
 
Syndritura, sy për sy, lëpiu gjuhën
 
A nuk kam hak unë që mos lajthitem?
 

Dua që paksa të qetohem
 
Dhe mendjen nga syndritura ta heq
 
Më shumë nervozohem, stresohem
 
Ç'po heq, o miq, ç'po heq?!!!

5. Syri im
 

Syri im është i stërvitur dhe s'gabon kurrë në çmim
 
Nuk besoj se jam lajthitur,kur të pashë,o shpirti im.
 
Pashë një lule krejt të brishtë dhe fytyrën me njgyrë kremi
 
Pale syri yt me bisht,seç më"shpoi" sa më zu shendi.
 

Trupi yt si bredh alpin  dhe fytyra lëshon nur
 
Ndaj e"humbi"syri im, më nuk mbyllet:është"sëmurë"
 
Përfytyrimit zë i kthehem,se më erdhi tani pranë
 
Ndaj po zë e po rrëfehem,se s'duron ky imi xhan.
 

Nga një trillë që qe qëmoti,veç se pashë një sy të ndritur
 
Më pushtoi një brengë koti,dhe tani që jam kokëthinjur
 
Aq sa moshën e harrova dhe nga koka më del tym
 
Tutje-tutje viteve shkova, ( se s'gabon kurrë syri im)

                              Tiranë,24 janar 2020
 
#hysi #perparim

    110
    1