KULLA E FISIT

Vladimir Muça

KULLA E FISIT

Një gjysëm kullë,
 
Trashëgimi e lashtë,
 
Shoshë m'i bëri ëndërrat e fëmijërisë,
 
Kur para syve m'u çfaq;
 
Tek shlodheshim nga rrugë e gjatë,
 
Mbi një gurë latuar
 
Nën hijen e vrarë.

U ndalëm me babanë
 
Trandur nga magjija e fshehtë;
 
Treta buzëqeshjen murëve rrënuar nga koha,
 
Faqeve të babait
 
Loti zu të bjerë.

Muret e lashtë me lotët gurë
 
Si të përgjumur,
 
Përshëndetën dashurinë time
 
Të lumtur.

Ostren i Madh 1974

SHTËPIA E VJETËR

E shembëm shtëpinë e vjetër,
 
Veç një murranë mbet atje;
 
Një tufë pëllumbash trulltarë
 
Me shkarpa e pupla ngritën fole.
 
1965

MËSIM NË GODULL

Fiks në orën njëzet,
 
Kur një drapër hëne
 
Buzë Godullës krekzat i pret,
 
E në suprinën e ujit qielli ndrit argjend,
 
Gurgull,gurgull ngjalat e buta
 
Migrojn në kënetë.

Fiks në orën njëzet e një,
 
Kur hëna fshihet nën kurorë,
 
Në ikje,
 
Rrebelohet llapashitja e ngjalave të egra
 
Mes një rregulli,
 
Marrëveshjesh mistike.

Rrezervati Rrushkull 1975

    100
    0