KARIERISTI

Harallamb Kota

Poezi të shkruar nga poeti, Harallamb Kota

KARIERISTI

Lëviz majtas,lëviz djathtas

Përdor brryllat poshtë e lartë,

I përdor si vegla pune,

Për tu ngjitur sa me lart.

Si unë, nuk ka një tjetër ,

Thotë me mburrje ditë dhe natë,

Unë bëj punë cilësore

Më takon vetëm lart.

Nga mëngjezi deri në mbrëmje ,

Rri i ngrehur si pulastren,

Në gjumë sheh njerez ti thonë,

Je njeshi ,kërko karrierë.

Shkurt 1983

SHPRES

Diellin që lind ,rri dhe e vështroj,

Rrezet e tij ,fetyrën me përkëdhelin,

Së largu ty të kujtoj,

Buzëqeshja në fytyrë më endet,

Zemra më ndjen ngrohtësi.

Shkurt 1983

#harallamb #kota

    310
    4