KARAKTERI I VEÇANTË I GJUHËS SHQIPE

Prof Musa Nushi

EDHE NËPËRMJET TITUJVE TË VEPRAVE ORIGJINALE DËSHMOHET
 
KARAKTERI I VEÇANTË I GJUHËS SHQIPE

Gjatë ribotimit të veprave nga letërsia dhe gjuhësia shqiptare nuk
 
ndryshojnë tekstet nga përmbajtja, as nga drejtshkrimi, por shpesh
 
ndryshojnë titujt e tyre. A është kjo në rregull, kur dihet se titulli
 
është tregues i shkurtër i përmbajtjes së veprës, që mund të paraqesë
 
një gjë për ta studiuar, për t’u njohur a për të gjykuar? Ose, kur tregon
 
ngjarje me rëndësi të së kaluarës; kur nxjerr diçka të panjohur përpara
 
lexuesit, studiuesit!
 
Titujt origjinalë të veprave “zbulojnë” njohuritë që kanë pasur nga
 
gjuha shqipe autorët, si e kanë përdorur gjuhën amtare dhe sa e kanë
 
zotëruar atë. Pikërisht për këto arsye titujt e veprave, që ribotohen,
 
duhet të shkruhen në origjinalë.
 
Në shumë raste nuk veprohet në këtë mënyrë, që do të thotë se
 
titujt e veprave gjatë ribotimit shpesh ndryshojnë për arsye të shumta:
 
për arsye drejtshkrimore, morfologjike, leksikore etj.
 
Të papritura kanë ndodhur sidomos në “Fjalor Enciklopedik”, botuar
 
në Tiranë më 2002, ku janë shënuar ndryshe titujt origjinalë, si p.sh.:
 
“Bagëti e Bujqësi” (FE); “Bagëti e bujqësija” (Dr.Eqrem Çabej:“Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe”, Prishtinë, 1996”);”Luletë e verësë”
 
(“Elemente...”); “Lulet e verës”(FE); “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”, Bukuresht, 1886;“Shkronjtore e gjuhës shqipe”(FE);“Gramatika e gjuhës shqipe” (FB); “Baba Tomori”(FE); “Baba Tomorri”(“Elemente...”); “Lahuta e Malcisë”. (FE); “Lahuta e Malcis” (“Elemente..”) etj.

    440
    0