KANGURJA DHE DHELPRA

Janaq Pani

KANGURJA DHE DHELPRA

Fabul

Një kangureje në kullotë
 
Dhelpra i qaset me nge:
 
"Nuk gjej fjalë, mike,- i thotë
 
Të të mburr vlerat që ke.

Po sot do ta them në sy,
 
Për gjithçka të kam zili.

Po më shumë e më shumë
 
Të lakmoj xhepin në bark,
 
E dëshirë do kisha unë
 
Bashkë ne të shkonim larg.

Brenda xhepit, e marr me mënd
 
Do më mbash si fëmijën tënd.

Gjatë këtë mendim e bluaj
 
T'i shoh hajrin atij xhepit tuaj..."

" Të madh oreks paske moj dhelpër
 
E po lakmon ti xhepin tim,
 
Përveç të mive, askujt tjetër
 
Nuk i kam bërë e bëj shërbim.

Ndaj ndrikull të të mbushet koka
 
As xhep, as prehër s'i kam për qoka."

    180
    2