JAM NË "HALL" ?!!!

JAM NË "HALL" ?!!!

(poezi lirike)

Nga Përparim Hysi

Si MOISIU i HEBREJVE para "Detit të kuq"

Edhe unë kam rënë në hall

Paksa,ky"hall", mua më skuq

Se nuk është hall,po është mall.

Më ka zënë malli me një syshkruar

Dhe malli m'u kthye në "hall"

Se dihet që tani jam i moshuar

Dhe malli im,s'ka moral.


 

Jam si një anije e shpartalluar
 
Që befas,në det, u godit nga cunami
 
Më kupton veç kush është i dashuruar
 
Dhe ju, të tjerët, mos më tallni!
 

 
Sa pashë syshkruarën, më dolën "vidat",
 
Se aq u mbusha me emocion
 
Katandisa si një tren që del nga shinat
 
Dhe nuk mbrrin dot në stacion.


 

Jo në stacionin ku hipin e zbresin udhëtarë
 
Por në"stacionin e bukur të dashurisë"
 
E them troç:- Jam i dashuruar
 
Tani, në vërsë të pleqërisë.
 

 
Se pak nuk jam,sa mbusha shtatëdhjetë e tetë vjeç
 
Dhe më duket sikur kam hequr vite nga supet
 
Për syshkruarën,enkas e shkrova këtë vjershë
 
As që pyes fare nga turpet.


 

Tiranë,30 mars 2021

    211
    0