Harta e ndjesive te mia

Harta e ndjesive te mia
 

 

 
Nga gjurmët që le mbi vitet e mia
 
krijova hartën e dashurisë:
 
Malet e pritjes, i vijëzova në ngjyrë kafe.
 
Pyjet e shpresës, në të blertën e gjethes.
 
Luginat e përqafimit, në të verdhën e pjalmit
 
dhe liqenet e puthjes, me të kaltrën e qiellit...
 
Për kodrat e gjoksit tënd
 
dhe burimet e buzëve të tua,
 
vendosa vishnjën e gjakut tim. Prush.
 
Për ngjyrat e tjera,
 
nuk kisha kohë të mendohesha…
 
As ato për mua .
 
I kisha brënda vetes !
 

Luan Xhuli Athine

    482
    0