Gëzuar ditëlindjen poeti ynë Sherif Bllaca!

Gëzuar ditëlindjen poeti ynë Sherif Bllaca!

Ndërsa vitet përcjellin arsyen e tyre filozofike të kohës, natyrshëm kahrednja frymore e Njeriut pikëtakon në më të shumtën e rasteve, datën kur erdhi në jetë. Themi kështu, pasi dihet se ata që lindin në 29 shkurt nuk e kanë këtë privilegj të përvitshëm. E kështu në këtë rrjedhë filozofike të ditëlindjes, natyrshëm ka dhe një arsye më shumë kur ajo vjen për mikun, kolegun, shokun, Njeriun që ndjen vitet e tij të ikin si kuaj marramanedës mbi kurriz, por që trokamat i ndjen si një krenari, lavdi e mishërrim me jetën, familjen, djemtë dhe vajzat, nipërit dhe mbesat e tij. Në këtë rrëmujë fjalësh entuziaste vjen dhe feston sot edhe poeti Sherif Bllaca, ai që mban në mes të vargut të tij, vendlindjen e tij, internimin e kohës së ish-Jugosllavisë në Shkup të Mqedonisë, Pejën e tij të dashur e të dashurisë, ku ndërtoi çerdhen familjare me Zonjën, e aty ku lindi e rriti, edukoi dhe trashëgoi djemtë e tij të shkëlqyer e vajzat e tij tashmë në krye të familjeve të tyre.

Sot ka ditëlindjen Sherif Hasan Bllaca, poeti i vargut të lirë, të bardhë e të mirëndjenjës poetike që vargëzon dashuri, sinqeritet, respekt, Atdhe e patriotizëm, poeti që di të bëjë të qeshurën melodi e të qarën një urdhër qetësie për mirëkuptim. Ai di të bëjë dhimbjen një violinë të bukur, të strukur mes vargut e të bashkojë të gjithë sojin. Esaj muzikor që nga sharkia, e deri tek çiftelia për të bërë grupin lirik që i qaset Pejës, e mbarë Kosovës. Ndërsa librat e tij tashmë janë në duart e lexuesit, ai natyrshëm ia shfleton dhe nipit të tij më të vogël të lindur në Londër, që në krahët e Valonit, djalit të tij të tretë natyrshëm mundohet të kuptojë se si lëvizën dhe lëvizin edhe retë në një udhë të babagjyshit që hesht, por që fsheh udhë të tjera me mudn e djersë.

Atje në Pejë, ai pret të ulet me poetët e tjerë, e sidomos me poetin e mrekullueshëm, Sejdi Berisha, që të sheshojë bisedën e lënë në mes, e të zbresin andej nga Gryka e Rrugovës këngët e shqipeve të mbetura ndanë udhës së tyre të moçme. Në Londër ai ka kohë që ka dhe shikun e tij të pleqërisë, bastunin, ka dhe një arsye për ta bërë atë jo më një shkop që mban trupin e Njeriut, por një bishë si dhëmbët e ariut, që ia kafshon dhimbjet e disa sëmundjeve që i shporri me sportllëkun erinisë që ka në zemër.

E natyrshëm ka më shumë se kaq për të thënë e stërthënë në një ditë të tillë të paqtë, por më shumë se urimi është dhe ditëlindja që ai vetë e ka shkruar dhe strukur si të vetmen ditë në ditët e tij më të miar, edhe pse në vetvete ka shumë të tjera të tilla. Gëzuar ditëlindjen poeti ynë i nderuar, Sherif Bllaca! Festofsh edhe më shumë të tjera mes familjes tënde dhe miqve që të respektojnë.

    430
    2