GRATË SI YJET

Vladimir Muça

GRATË SI YJET

Nga Vladimir Muça

Yjet në qiell jan si gratë,
 
Në shikim gjithnjë kanë mister;
 
Veshur si xhindet me Lëkurën e Artë
 
Vjedhur nga miti i Odisesë.

Gratë janë si yjet,miklojnë pa zë,
 
Të joshin në rrugëjetë pa mbarim;
 
Bota coptohet në mijëra peisazhe
 
Me zëra Circesh,Sirenash pelegrin.

Kur yjet shuhen një nga një
 
Në peisazhe qielli,pa ulërimë,
 
Gruaja ndezur në majë heshte
 
Në sy e zemër të djeg vetëtimë.

Ndonëse yjet janë si gratë
 
Qielli më mbetet besë e perendisë,
 
Dhe pse shumëherë në imagjinatë
 
Pushtoj gruan,pa zhurmën e mërisë.

Se gratë janë si yjet, përralltare,
 
Orbitave të humbin në shrate ënderrushi,
 
Ndonëse kryepushtete të çdo imagjinate
 
Në shpirt e mëndje të ulen si askushi.

Nga vëllimi"Pegasiane"

#Vladimir #Muça

    70
    0