GJUHA E SHPIRTIT

Xhemile Aliu

GJUHA E SHPIRTIT

Nga Xhemile Aliu

Sa gjatë , gjatë që të folem
 
Oh e shenjëta gjuhë e jona
 
Sa rrugë të gjatë që bëre
 
Deri tek shkruarja juaj
 
Tridhjetegjashtë shkronja
 
Të arta por dhe të zjarrta
 
Krenari ndër ma të lartat

Mbi kombin bekimin nga zoti
 
O gjuhë e arta gjuhë shpirti
 
Eh , dhe ne zoti s’na harroi
 
Shkelqim meteorësh lëshoi
 
Në gjrinë e arbërorit t’bekuar
 
O gjuhë e shenjët o mos e kuvenduar

Në Manastirin e shqiptarisë
 
U mblodhën burrat e kombit
 
Gjuhën ton donin për ta stolisë
 
Për t’ia dhen bekimin e zotit
 
Për jetë e mot të rroj kjo gjuhë
 
Më rrënjë të thella nën këtë trull

Që nga pellazgidhtja e lashtë
 
Për të jetuar në kohën Ilirjane
 
Nëpër dallgë e stuhi të kohës
 
U bërë e fortë porsi shkemb
 
Më forcën titanike u qendrove
 
Barbarizmave të gjithë kohërave

Dhe sot qendron në shpirtinë e arbërori
 
Qendisur me shkronja që ndriqojnë
 
Lartë sa lartë imazhin e kombit ton
 
O gjuhë e bekuar gjuhë, mjaltë shpirti
 
Zoti na dhuroi këte shkelqim shpitror

Dhe ne sot të urojmë datlindjën e tridhjetegjashtë shkronjave tua
 
Që lëshojnë rreze drite mbi qiell
 
E ne ngritemi lartë, oh sa lartë
 
Shpërndajmë imazhim shkelqyes
 
Mbi të shtrenjltin kombin ton
 
QOFSH E BEKUAR PËRGJITMONË

22-11-2019

#Xhemile #Aliu
 
Rrugës #Mainz-kaiseslautern
 
#Gjermani

    340
    0