GJARPRI I SHPIRTIT

Nga Vangjush Ziko

Nuk e di pse m'u kujtua gjarpri,
 
gjarprin e kam urryer tërë jetën
 
megjithëse s' më ka kafshuar kurrë,
 
e kam ndjekur me gurë,
 
është fshehur në guvë
 
në gjoks të dheut.

Shpirti im
 
në trupin tim fshehur
 
shpesh më mbështjell të gjithin
 
si gjarpër i vërtetë,
 
më kafshon në zemër,
 
në tru,
 
ku të mundë,
 
mbyllem në guvë edhe unë,
 
bëhem gjarpër vetë,
 
gjarpër pa helm,
 
gjarpër i shtëpisë
 
në fund të themelisë.

Mos e vra gjarprin e shpirtit
 
se shëmben muret e vetvetes.

    30
    0