FYERJA E MIKUT

Odise Gremo

E prita me ato që ka shtëpia:
 
Pak djath, dy vezë, tri kokrra ullinj,
 
Nuk mungoi në trapez as rakia,
 
Një shishe e ktheu vetëm ai.

Më e bukura është që e mbushte gotën vetë,
 
Piu sa nisi prej qejfit të qajë,
 
Kur iku takoi një njeri në qytet,
 
I tha për mua: më dehu maskarai.

721
1