Fluturimi drejt ënd'rrave

Ildije Xhemali

( Marrdhënia: prindër-fëmijë)
 
Kujdesuni për prindërit sa janë gjallë

Orët e ditët po ikin
 
Dhe jan' gati për fluturim
 
Në prag shikimtretur
 
Nëna rri, sheh me trishtim

"Tani e panjohura më pret
 
Kush t'më ndihmoj nuk ka
 
Të lumtur jemi ne, o njerëz
 
Pranë nesh, e shtrenjta mama"

Sa ka jetë, sa ka fuqi
 
Për ne tretet, shkrin, kullon
 
Na mbulon me dashuri
 
Gjersa dimri ulur në gji

Fytyrën e ëmbël ia kujtoni
 
Plot mall e nostalgji
 
Gjall' sa është mbulojeni
 
Përkujdesje, dashuri!

Nën', baba mos i qani
 
Kur me ju, në pleqëri
 
Kohë e mjaftë e t'i shani
 
O mbuluar n''DASHURI.

Përmbledhja me poezi
 
"Petalet e shpirtit "

200
0