BLATIM MODERN

Albina Idrizi

Vazhdimisht kërkon
 
të mbahesh
 
për vështrimin tim,
 
të kapesh pas zërit tim,
 
si pas një bafti të lashtë
 
ndërkohë që nisin me të shembë
 
rrëfimet e kullës.
 
Ecë, si mbi gjemba,
 
nëpër çdo fjalë
 
që të çon tek vetja,
 
dhe të bën të kuptosh
 
sa rëndë mbi mua
 
peshon vogëlsia yte.

©albinaidrizi

    60
    0