Bajroni, Qirzidhi dhe një paralele në kohë

Bajroni, Qirzidhi dhe një paralele në kohë

Dr Fatmir Terziu

Sapo kam analizuar dhe kam vënë në funksion në një temë kërkimore aspektet normative të fuqisë dhe formacioneve që ndikojnë në krijimtarinë e Lord Bajronit. Kam parasysh ende në lidhje me këtë dy vepra origjinale të mirëfillta.

E paraështë “Antologjia e Kembrixhit” e botuar në vitin 1927 nga Universiteti me të nëjtin emër me titullin “Poezia në moshën e poetit Wordsworth” dhe tjetra vepra e Dionis Qirzidhit, shkrimtarit dhe studiuesit shqiptar, Dionis Qirzidhi, “Shtegtari i Lirisë”.

Për të parën parathënia e J. Dover Wilson, ish Profesor i asaj në Kings College University të Londrës plotëson thelbin e vlerës dhe për të dytën është vlerësimi i Prof. Dr. Kristo Frashëri, Anëtar i Akademisë së Shkencave që në një nga shkrimet e tij thekson se “Me librin e tij “Shtegtari i Lirisë” Dionis Qirzidhi më riktheu te Bajroni...dhe dhe të plotësoi ato që kisha shkruar pesëdhjetë vjet më parë në një trajtesë të shkurtër kushtuar shtegtimit të Lord Bajronit në Shqipëri, në fillim të shekullit XIX. Por, jashtë poemës së “Çajlld Haroldit” jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e tij letrare kanë qenë pak të njohura në opinionin shqiptar.” dhe shton më tej “Për këtë trajtesë autori Dionis Qirzidhi meriton përgëzime.” Nga të dy këta pena mësojmë se Lord Bajroni ka qenë i njohur prej kohësh në opinionin shqiptar, por vetëm për hir të veprës së tij “Shtegtimet e Çajlld Haroldit”.

Kjo për arsye se në këtë poemë romantike që të magjeps me vargjet e saj Shqipëria, shqiptarët dhe Ali Pashë Tepelena kanë zënë një vend të spikatur sa te askush autor tjetër evropian. Ndërsa në vecanti nga pena e Qirzidhit, me librin e tij “Shtegtari i Lirisë” Dionis Qirzidhi më riktheu te Bajroni, të rifreskoj dhe të plotësoj ato që kisha shkruar pesëdhjetë vjet më parë në një trajtesë të shkurtër kushtuar shtegtimit të Lord Bajronit në Shqipëri, në fillim të shekullit XIX. Por, jashtë poemës së “Çajlld Haroldit” jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e tij letrare kanë qenë pak të njohura në opinionin shqiptar.

Frashëri shton se “Me këtë punim thellësisht të dokumentuar kushtuar Lord Bajronit, studiuesi Dionis Qirzidhi e ka ndriçuar me objektivitet jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë letrare të këtij “shtegtari” romantik të pavdekshëm. Në trajtesën e tij ai ndriçon gjithashtu formimin kulturor të Lord Bajronit në kohën kur vizitoi Shqipërinë, kontributin që ai dha në Revolucionin çlirimtar grek dhe vendin që vepra e tij letrare zë në universin evropian.” Lord Bajroni është i pari ndër penat e elitës intelektuale evropiane që foli për Shqipërinë, në atë kohë një vend i panjohur dhe pothuajse i parrahur nga udhëtarë të tjerë evropianë. Pasi lexon këtë trajtesë del edhe më mirë në pah shtresa dhe nënshtresa e vargjeve kushtuar Shqipërisë, shqiptarëve dhe Ali Pashë Tepelenës.

Sipas vetë Qirzidhit në përsiatjen e tij mësohet se ky libër “nuk ka si qëllim të paraqesë historinë e jetës së furishme të Bajronit: poet dhe personazh, as të bëjë analizën e veprës së tij. Nëpërmjet dhjetëra biografive, monografive e studimeve, do të përpiqemi të tregojmë jo vetëm të thënat, por sidomos të pathënat, pra të njohurat dhe të panjohurat e mistereve që e shndërruan shtegtarin e dashurisë në simbol të shtegtarit të lirisë.” Sipas vetë autorit pra, libri, pra, fton për një udhëtim në anijen me vela, pa kapedan. Anije së cilës i japin flatra fjollat e erërave poetike, nëpër dete e vende të njohura e të panjohura, plot me lojëra fati, aventura dashurie, patos dhe dhimbje. Apo rikthim nëpër këtë rrugë, me shpejtësitë e sotme, nëpërmjet metaforës së mendimit e

Bajroni me Ali Pashain

të fjalës së lashtë Në këndvështrimin e shumë njerëzve të përfshirë tek Bajroni, që lartësohet si Poet i të gjitha epokave. Një kreshtë dallge e lirë e cila udhëtonte nëpër vite lufte, atje ku e drejtonin erërat poetike, përplasej me në fund shkëmbinjve buzë Jonit. Mes shkulmeve të dallgëve, ashtu si në mitet, përlind “Afërdita bajroniane”, Çajlld Haroldi. Ngjitet majë Alpeve, haplehtë, buzë liqenit Leman dhe grykës së Ronit: “Vendlindja e dashurisë për natyrën”. Kalëron prej Po-së në Arno. Tek “Ura e Psherëtimave”, në Venedik, këndon me gondolierët kanconeta me vargje të Turquato Tassos. Mediton tek shushurima e Aousës1 së lashtë, përjeton në oborrin e Ali Pashës në Tepelenë mikpritjen, si të ishte në botën përrallore të “Një mijë e një netve”. Fle, ku e zë nata; pranë zjarrit, mbuluar me gunën e bariut. Herë mbi rrogoz herë mbi hejbe, me kacekë lëkure dhie plot me verë. Nga dritaret e vogla të shtëpive të mikpritësve të tij sheh: pamjet e korijeve plot koçimare. Fshatrat i sodit, ashtu siç i ka përshkruar Virgjili: ndërsa “brofnin si dhitë e varura ndër shkëmbinj”.2 Githësesi, me soditjen e shtegtarit, poeti Xh. Kits shkruante, në atë kohë“Secilin vend... poezia e bënë edhe më të bukur” - (John Kert’s: “The great beauty of Poetry is that it makes every thin every place interesting”).

Mëngjesi e gjen në pallat, mbrëmja në kasolle lopësh. Të nesërmen me një admiral. Muzgu i hirtë i dimrit, me kleftët. Ulet këmbëkryq. Pi raki, “shpirtin e zjarrtë që del nga rrushi”. Nën flakëritjen e zjarrit: magjia e valleve shqiptare. Mban iso në këngën korale me Të rreptët bijt’ e shqipes!: ” Bo-bo-bo-bo-bo-bo-bo, Burra, Burra...”. Në majë-malet blu Akrokeraune, “me syrin e zemrës”3 sheh dymbëdhjetë shqiponjat që fluturonin në Parnas. Fantazon Karontin tek pinte eliksirin. Harpën e Orfeut. Zërin e Najadës. Shijimin e ambrozës. Frymëmarrjen e dallgës lozonjare, që i qahet bregut të detit. Buçimën e oqeanit.

Ulërimën e talljes. Në mendimet fisnike, në aktet kalorësiake, shpirti i tij shpërthen brigjeve të Mesdheut me vetëflijimin për lirinë. Nëpërmjet poezive zbuloi imazhin e Greqisë dhe Shqipërisë, me pasione dhe ngjyra të gjalla, vënde, që banoheshin nga qytetarë, bashkëkohës, të cilëve u takonte një fat më i mirë. Bajroni erdhi ne Shqipëri për të mos u larguar kurrë prej saj në të gjitha kuptimet. Poeti i çudirave të mëdha, në Olimpin poetik, do të adhurohej nga shqiptarët si Promete i shekullit të vet. Nga italianët: miku më i bukur i lirisë. Nga grekët do të krahasohej me Adonisin, Apolonin dhe heroin më fisnik të Pavarësisë. Mendjet më të ndritura të Evropës dhe të botës e konsideruan njeriun e tyre, për artin e tij, pikëpamjet demokratike, antiabsolutiste. Sa për ta ilustruar këtë mendim, nga dhjetëra shembuj, përmendim: Gëtija deshi të plazmonte figurën e tij në pjesën e dytë të “Faustit”, Delakruanë e frymëzoi për ciklin e kompozimeve në pikturë, Verdin, Shumanin, Paganinin e shumë të tjerë për muzikë të mrekullueshme. Tenisoni, Skoti, Hygoi, Lamartini, Floberi, Pushkini, Lermontovi, Dostojevski, Bjelinski, Miçkeviçi, Edgar Allan Poe, Bertrand Russell e shpirtëzuan Milordin me metaforën e lirisë, më e epërmia, që krijimtaria e tij rezaton.

Shkrimtari shqiptar Qirzidhi, sic shihet jo më kot e kalibroi penën e tij në këtë figurë. Duke qenë një liridashës dhe një protagonist i lirisë ai ‘u dashurua’ me këtë figurë që herët.

Për të ‘Bajroni, që u foli popujve me zemër dhe jo me fjalë, gati njëqind herë iu botua dhe ribotua “Çajlld Haroldi”, në atdheun e Xhorxh Uashingtonit, të cilin poeti e pati idhull, sepse ai nuk shkeli mbi kombet e tjera që të çlironte popullin e vet.’, natyrshëm është edhe një përqasje. Kjo ka lidhje edhe me atë që Luan Cipi na kujton mjaft bukur: “Dionis Qirizidhi, mësuesi, përkthyesi, shkrimtari dhe poeti i spikatur vlonjat, është një figurë e dashur gjurmëlënëse, që prej kohësh më ka ngelur në mëndje, me premtimin e heshtur vetiak se duhet të shkruaj, sadopak për të, duke nderuar kujtimin e tij. Po e them, që në fillim, se ai ishte i biri i Koco Zengjinit, një shofer kamioni, ardhur prej kohësh nga Janina në Vlorë, ku morri një emër të mirë dhe u dallua sidomos për profesionalizmin dhe burrërinë dhe karakterin e tij. Duket “zengjini” ishtë nofka, e vendosur nga mikpritësit, për të shprehur pasurinë e shpirtit të tij bujar e paqësor, po dhe ndofta, për ti rënë shkurt e për të kapërcyer vështirësin e shqiptimit të mbiemrit të tij, të një greku safi.”

#dionis #qirzidhi #fatmir #terziu #bajroni

    190
    3