AT GJERGJ FISHTËS

AT GJERGJ FISHTA

AT  GJERGJ  FISHTËS !
 
     IN memoriam   *

         (poezi)

Nga  Përparim   Hysi
 

Po të falem AT i SHENJTË
 
PO të bie në gjumë,i ngrati,
 
Se këndove me lahutë
 
Trimërinë me derte FRATI!
 

Kush fytyrën engjëllore
 
Masakrisht ta nëpërkëmbi
 
Eh, ç'shëmti dhe sa mizore
 
Edhe varrin , ty ta nëmi.
 

Ti,LAHUTË e gjallë MALCIE
 
Që lëshove zë kushtrimi
 
APOSTUL i Madh SHQIPËRIE
 
Humbe se sundoi "shëmtimi".
 

Ti e mbrojte SHQIPËRINË
 
Në PARIS e  në NEWJORK
 
Por"shëmtimi" në harrim
 
Dhe për varr asnjë copë tokë!!!
 

E kërkova varrin tënd
 
Dhe s'e gjeta asgjëkund
 
Por të gjeja në çdo"kuvënd"
 
Nëpër vargje me lahutë.
 

Andaj falem para teje
 
Tesh që erdh DEMOKRACIA
 
APOSTUL I SHQIPTARIZMIT
 
Ti je NDERI!  MADHËSHTIA!
 

80- vjet ke në amshim
 
2020 asht bash për ty.
 
Shkoi"shëmtimi" në greminë
 
Për ne gjallë, për krejt SHQIPËRI.

*Ka lindur më 23 tetor 1871 dhe ka ndërruar jetë më 30 dhjetor 1940.

                                    Tiranë,29 dhjetor 2019

#perpsrim #hysi

    150
    0