ALBANA ZANË

Ildije Xhemali

Përshëndetje SHPRESËS se KOMBIT tonë

ALBANA ZANË

Eja gjyshe të bëhemi zana
 
Si NËNË Tereza falim DASHURI

Me shpatën e drejtësisë, tonit Skënderbe
 
"Ndal" luftës ,Paqen sjell mbi dhe

Të mbjellim gëzim, t'thajm' t'hidhurin lot
 
Tek fëmijt' sirian dhe kudo në bot'

Të shtohen shkollat, groposur droga
 
Larguar të ligjtë, ndryshuar rrota

Bashkë me Shqiponjën, simbol lirie
 
Me vllain kosovar, me plis mbi krye

Me t'nënës gjuhë, t'urojm çdo vërsnik
 
Me më shum' shok', më shumë miq

Politikanët kthyer në fëmij' e xhuxh
 
Ndotën dhe ajrin, mos t'duken askund

Me dlirësi t'drejtojm' vend e KOMB
 
Të sjellim bashkimin, KOHA kërkon

A s'jemi pasardhës t'ilirëve pellazg
 
Lirinë në shekuj ushqyer me gjak? !

Dielli, Hëna, shkëmbi e burri
 
"Besa -besë",nën hijen e k'tij Flamuri!

#ildije #xhemali

    190
    0