ADRESA E FURTUNËS

Atdhe Geci


 
Popull, a ke frikë nga oligarkët e tu,
 
apo je në letargji dhe s ́flet dot. Liria
 
sytë i ka me lot, e zemrën të thyer
 
popull, pse hesht, ç ́bela të ka zënë
 
ku iku zoti Diell, apo nuk ishte këtu
 
Popull, pse nuk ngritesh si ngahera
 
mos të ka zënë trishtimi, apo dehja
 
popull, thuaje të vërtetën, mos hesht
 
bijtë tuaj po të poshtërojnë e fyjnë
 
Kosovë, ç ́të bëjmë me këtë liri të
 
vockël, tragjike,pa punë, pa shpresë
 
Ç ́të bëjmë me oligarkët e panginjur
 
ritmi i epokës sonë po ngadalëson
 
pyes, a ka kuptim atdheu të jet kaq i
 
varfër, me aq shumë vrasje e drama
 
pse Kosova sot është kaq e palumtur
 
Kosovë, a kemi popull dhe ku është
 
demosi duhet të japë një përgjiigjje
 
ngritu populli, ngritu, mos rri n´gjumë
 
se mjaft ia kemi pirë lotët njëri tjetrit
 
Nën qiell të Kosovës dardane, vrasin
 
rrufetë, zihen vetimat me bubullimat
 
popull, duhet të japësh një përgjigje
 
Zoti Diell mos ik, ku humbe tani, ku?
 
liri, një diell është dielli i atdheut tonë,
 
gjeografi e Atdheut fillon tek njeriu
 
se liria s´ka emër tjetër përveç se liri!...


 
Atdhe Geci - Dortmund, 2020

    120
    1