Zyhdi Dervishi: VIKTIMA TË MIRAZHEVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 27
- 1 min read

Me datë 24-25 Maj 2025 në Korçë u organizua Festivali Ndërkombëtar i Autorëve (Edicioni i 29-të), Netët Korçare të Poezisë, me temë “Rreze Drite” të orientuar nga krijimtaria poetike e poetit shqiptar Aleksander Stavre Drenova (Asdreni).
Poezia ime me titull “Viktima të mirazheve” u vlerësua me çmimin “Asdreni”.
Falenderoj organizatorët e këtij festivali: Bashkinë Korçë, veçanërisht kryetarin Z. Sotiraq Filo, Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”, veçanërisht drejtoreshën e saj Jorida Tollkuçi (Dhëmbi ) dhe Pen Albania.
Falenderoj jurinë e këtij Festivali: Entela Kasi (Kryetare) Pierre Ech-Ardour (Anëtar) Jonela Spaho (Anëtare).
VIKTIMA TË MIRAZHEVE
Të mata me lartësitë e dritshme të maleve
pa e kuptuar se Ti ishe
thellësi e errët kënete.
Më mate me thellësinë miope të kënetës
dhe nuk kuptuat se unë isha
vargmal me dritë-dinjitete.
Të dy u gremisëm viktima
të mirazheve të shumëfishuara
në vetvete.

Comments