top of page

ZYBA HYSA: LASGUSH PORADECI ËSHTË ...


ZYBA HYSA: LASGUSH PORADECI ËSHTË NJË NDËR DIEJT E KËTIJ KOMBI, AI ËSHTË MONUMENTI I SHPIRTIT TË POPULLIT SHQIPTAR…

 

 

 

Të flasësh për Lasgush Poradecin, s’duhet thjesht të keshë lexuar disa poezi lirike të tij, të flasësh për Lasgushin duhet ta kesh lexuar edhe mes rreshtave veprën e tij, vepër që e pse është shkruar nën dhunën e egër psikologjike të diktaturës komuniste, e ruajti origjinalitetin e saj, të njohësh Lasgushin, pra, duhet patjetër të dishë dhe të duash të lexosh mes rreshtave!

Unë e kam lexuar veprën e tij, vepër që më vjen ëmbël e më përkëdhel shpirt e mendje dhe kam mësuar, se cili ishte Lasgush Poradeci, por të lexosh edhe mes rreshtave, duke zbardhur atë çka ka dashur të thotë pa fjalë në poezitë e tij, në korrespondencat e tij, në shkrimet publicistitë… s’del vetëm portreti i tij si poet, por si një njeri shumëdimensional, që jogjithkush mund ta kuptojë në të gjitha dimensionet, por edhe ata që e kuptojnë, u duhet kohë të deshifrojnë mesazhet e tij, shkruar me shtiza drite, të cilat i lexojnë vetëm sydritët për të kuptuar, se çfarë përfaqëson Lasgushi në të qënurit e tij!

 

Ku e vendos unë Lasgushin:

 

Lasgushin e vendos në plejadën e madhe të poetëve, shkrimtarëve, mendimtarëve, intelektualëve… të cilët kanë studiuar në universitetet perëndimore dhe që patën fatin e tmerrshëm nga përbindëshi diktatorial që sundoi 45 vjet në Shqipëri, të cilët u persekutuan, u burgosën, u përndoqën, u vravë dhe u varën në litar, por Lasgushi ka të vecantën e tij më të hidhur, ai vërtet nuk u ekzekutua fizikisht, por përsoi një lloj vdekjeje, e cila e bënte të vdiste mijëra herë, ajo quhet shpërfillje e kjo rëndon aqsa 1000 vdekje, apo siç thotë populli ynë: “Të vdesësh për së gjalli”!

Shpesh themi, se njerëzit e mëdhenj, nuk i kuptoi koha, kjo është e vërtetë, por unë dua të them, se ai ishte i duhuri për kohën në të cilën kalonte vendi ynë, por fatkeqësia ishte, se dhe koha ishte zënë në gracë e bashkë me kohën dhe njerëzit që i duheshin kohës, se pushtuesit e radhës ndjenin rrezikun prej tyre, sepse të gjithë poetët, shkrimtarët, mendimtarët, filozofët origjinalë janë rreze që çajnë errësirën njerëzimit, u hapin sytë që të kuptojnë; ku ishin, ku janë dhe ku duhet të shkojnë.

Eh, e ashtuquajtura diktaturë komuniste, se ajo ishte më shumë se fashiste, s’donte dritën, s’donte njerëzit e dritës, ajo përfaqësonte errësirën dhe njerëzit, gjoja për të përçuar dritën, i përgatiste në kantinën e saj, sipas tharmit të saj dhe me anë të atyre që u shitën për të bllokuar dritën duke përdorur njerëzit e dritës që mbanin në burgjet diktatoriale për të krijuar një letërsi të modelit komunist dhe më pas këta fatzinj, i vrisnin, apo vdisnin “aksidentalisht” në burg. Kështu shumica e veprave të “Të mëdhenjve” janë kontribut i kësaj kategorie shkrimtarësh të mirëfilltë, por që emrin e merrnin të mëdhenjtë e partisë.

 

Në krijimtarinë e Lasgush Poradecit, s’ka asnjë tingull, asnjë rrokje, asnjë fjalë të huazuar nga dikush tjetër, aty tingujt, rrokjet, fjalët janë rreze drite të shpirtit tij, ai kurrë nuk shkruan vetëm me mendje, apo vetëm me shpirt, ai shkruan me mend e shpirt për të nxjerrë atë që quhet krijimtari origjinale – individuale.

Për Lasgushin shumë mund të flasin, shumë mund të thonë fjalë bombastike, shumë tjerë dhe brohorasin, të tjerë organizojnë tubime e shumë e shumë gjëra tjera, por të hysh thellë e të mendosh se cilët janë këta që zhurmojnë, e them me bindje, se nuk e duan Lasgushin, kur them Lasgushin, nënkuptoj veprën e tij. Të duash Lasgushin duhet t’i përkushtohesh veprës së tij, të dishë të hysh thellësive, apo siç e themi shpesh, të lexojmë jovetëm rreshtat, por edhe mesrreshtave, të paraqesësh publikut këtë rrezatim hyjnor të dritës së krijimtarisë së tij, të thjeshtëzuar dhe të kulluar ashtu siç e ka thënë ai, jo të manipuluar… Kjo është dashuri ndaj Lasgushit, se të dashurosh atë, do të thotë, se dashurosh popullin, dashuron të tashmen dhe të ardhmen, dashuron dritën!

Për të kuptuar se kush ka qenë një person, apo personalitet, të cilin ne s’e kemi njohur fizikisht, por fatmirësisht ai ka lënë të shkruar veprën e tij e në rastin tonë tek Lasgushi, shpirtin dhe mendjen e tij, pra ky është amaneti tij, ky shpirt, ky mendim të risillet kohë pas kohe, të mos mbetet në letër dikund strukur, ashtu siç qe i detyruar ai ta mbante fshehur, por të futet nëpër shkolla, nëpër universitete, jo vetëm të flitet nëpër podiume, ta preki populli, sidomos rinia, të dijë se vlerat e , tregojnë vlerat e popullit e populli kur i di vlerat e veta, di si të luftojë për të arritur të drejtat e ligjëshme! 

Lasgushi është përfaqësues i dritës, i ndiçimit, i së ardhmes, kjo gjë e dallon nga ajo turmë shkruesish të letërsisë së realizmit socialist, që, e them me bindje, se shumë prej tyre kishin dhe mendim, dhe ide, figuracion, ishin të talentuar, por s’kishin aftësi të , se ku do të përfundonin, ndaj pranuan të shkruanin pa shpirt, vetëm me sy e me dorë, për të bërë qejfin diktaturës komuniste, pra e shitën shpirtin të joshur nga postet, ofiqet… ata filluan të shkruanin shpesh ato që u jepeshin të gatëshme, apo sipas direktivave të sistemit për të krijuar errësirën totale, që populli të mos besonte ferrin ky ishte, në atë ferr, ku së pari ishin ata e pse mendonin se ishin të fituar, por në vend të fitonin, humbën atë që s’mund ta blinin më, as me thesaret e botës; dinjitetin!

 

Lasgushi, siçc e thashë edhe më lart, është përfaqësues i dritës, kurrë s’e shiti shpirtin, siç bënë ata që shkruanin me direktiva, ai vuajti, jetoi i varfër, por la një pasuri të madhe brezave! Dikur kam shkruar këto vargje: “S’jam aktore që luaj/ rolin e një shpirti tjetër/ në poezinë time shquaj/ shpirtin e hedhur në letër”! Kështu jam unë, kështu ishte Lasgushi, kështu Fishta, kështu Pero Marko, kështu Isuf Luzaj, kështu të gjithë martirët që u shpërfillën, u internuan, u ndaluan të shkruajnë, që u burgosën, që u zdukën… Lasgush Poradeci është një ndër diejt e këtij kombi, ai është monument i shpirtit të popullit shqiptar!

 

Kam kohë që po merrem me Lasgushin, për të vërtetuar të qënurit e tij mason, a ka qenë mason Lasgushi?

 

Njerëzit e dritës kanë qenë dhe mbeten përfaqësues dhe shpresë e së ardhmes, njerëzit e dritës janë hyjnorë, më shumë sesa tokësor, ata nuk i udhëheq materialia, por shpirtërorja.

Kështu, dal në përfundim, se Lasgush Poradeci, sipas cilësive të ka, e pse jam përpjekur ta vërtetoj me dokumenta, që ai ka qenë mason, sot, kur kam mundur të lexoj shpirtin e tij në letër, e thëm me bindje, se ashtu si Pirro i Epirit, si Aleksandri i Madh, si Gjergj Kastrioti, si të gjithë rilindasit tanë, ashtu si Ismail Qemali… Lasgushi është një mason i denjë i racës shqiptare, i asaj race që ka qenë fillesa e çdo gjëje në botë, po kështu edhe e masonerisë, se sipas masonit Maksim Zotaj, në një intervistë, që kam bërë, deklaron: “Kur u pranova mason, në Amerikë, betimi ishte në gjuhën e lashtë shqipe (gege) dhe se kur u thashë, se këto fjalë m’i ka thënë dhe gjyshja, ata të habitur më pyetën, se mos ka qenë ajo masone, por u thashë, se të gjitha fjalët e betimit, ishin në gjuhën time, në gjuhën shqipe…”

 

Çdo studiues, besoj, se del në përfundime, jo nga fjalët e tjetrit, por nga veprat, se po të ndodhte, që fjalët tregojnë personalitetin, politikanët tanë do ishin masonë, pra njerëz të dritës, por është një hendek i madh mes fjalës dhe veprës së tyre!

Njerëzit e dritës, janë me virtyte njerëzore, njerëzit e errësirës janë me vese, të parët janë hyjnorë, të dytët janë shtazorë, të parët dashurojnë shpirtëroren, të dytët janë materialistë, pra këtu bëhet dallimi, përfaqësuesit e vitryteve janë njerëzorë, përfaqësuesit e veseve, janë shtazorë dhe këtu qëndron sekreti që njerëzit me virtyte qëndrojnë stoikë edhe në varfëri, ndërsa ata me vese, janë edhe më shtazore, kur janë të pasur, janë bosh së mbrendëshmi, se shpirti s’është kuletë që mbushet me para, ai mbushet me dritën hyjnore që të sjell mirësia, dashuria, përkushtimi, shpirti mbushet duke dhënë, ndërsa kuleta duke marrë, ky është ndryshimi!

 

LASGUSHIT…

 

Ti s’je i madh,

Si ata “Të mëdhenjtë”që lartësuan tjerët,

Për të penguar dritën njerëzimit,

Për të sjellë kohën errësirës,

Ku lakuriqët e natës të vetquheshin shqiponja,

E shqiponjat i futën në grackën e mospranimit,

Të ktheheshin lakuriqë nate…

Ti u shndërrove diell përtej shkëlqimit,

Ti s’ishe i madh i kohës s’errësirës,

Ishe dhe mbete i madh,

Veshur me rrezatimin e diellit të pashuar,

Të së vërtetës… të humanes… të së mirës…

Ti shkëlqen edhe pasi ke shkuar…

Përtej kohës… përtej hapësirës!

 

/ZYBA HYSA/

TIRANË, MË 21 QERSHOR 2024

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page